FOTO/ Një mjet ujor i mbushur me eksploziv zbulohet në brigjet e Stambollit

FOTO/ Një mjet ujor i mbushur me eksploziv zbulohet në brigjet e Stambollit

17:10, 28/07/2024
A+ Aa A-

Autoritet detare të sigurisë në Turqi kanë zbuluar një mjet ujor të mbushur me eksploziv pranë brigjeve të Stambollit.

‘Business Insider’ shkruan se ky ‘Jet Ski’ i modifikuar i përket ushtrisë ukrainase, e cila shpesh ka përdorur mjete ujore pa pilot për të goditur objektivat ruse në Detin e Zi.

H I Sutton, analist detar, ka shpjeguar se Jet Ski i zbuluar në Turqi është i modifikuar dhe me kamera elektro-optike me rreze infra të kuqe, sensorë shtesë, antena kontrolli dhe një antenë Starlink

‘Ky lloj sistemi detar pa ekuipazh ka pasur një efekt relativisht të madh në luftën e Ukrainën. Këta dronë ofrojnë një mënyrë për të krijuar zona të ndaluara për marinën ruse’, është shprehur tha Sebastian Bruns, studiues i lartë në Qendrën për Strategji Detare dhe Siguri në Universitetin e Kielit.

Ukraina ia ka dalë të shkatërrojë shpesh anije të rëndësishme të flotës ruse në Detin e Zi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco