Irani paralajmëron për pasojat e 'aventurizmit të ri izraelit'

Irani paralajmëron për pasojat e 'aventurizmit të ri izraelit'

10:39, 28/07/2024
A+ Aa A-

Irani ka parlajmëruar Izraelin për pasojat e asaj që e cilësoi ‘aventurizmi të ri izraelit në Liban’.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani paralajmëroi për pasojat e "çdo aventurizmi të ri izraelit në Liban, nën pretekstin e hakmarrjes për sulmet me raketa në Lartësitë Golan".

“Pas muajsh të tëra vrasjesh masive në Gaza, regjimi i aparteidit të Izraelit po krijon një skenar të rremë (duke fajësuar Hezbollahun për sulmin), për të devijuar vëmendjen e botës te krimet e saj të mëdha në Palestinë”, tha Kanani, cituar nga TV shtetëror.

“Çdo veprim injorant i regjimit sionist do të zgjerojë paqëndrueshmërinë, pasigurinë dhe luftën në të gjithë rajonin dhe, për rrjedhojë, regjimi do të jetë padyshim përgjegjës për çdo reagim dhe pasojë të paparashikuar të çdo sjelljeje marrëzie”, tha Kanani.

“Regjimi nuk ka as kualifikimin më të vogël moral për të komentuar dhe gjykuar sulmin në Lartësitë e Golanit (në të cilin Hezbollahu mohoi çdo përfshirje) dhe pretendimet e regjimit nuk pranohen”, theksoi ai.

Izraeli ka nisur bombardimin e disa fshatrave në Liban, në kufi me të, pas pretendimeve se Hezbollah fshihet në sulmin me raketa në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Duke reaguar ndaj përshkallëzimit të tensioneve midis Hezbollahut dhe regjimit të Tel Avivit, koordinatorja speciale e zyrës së Kombeve të Bashkuara në Liban, Jenin Hennis Pluskhart dhe komandanti i forcave, Aroldo Lazaro lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke thënë se, "Ne kërkojmë nga të gjitha palët në konflikt, të përmbahen dhe të ndalojnë shkëmbimin e zjarrit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco