Trump kritikon Harris për qëndrimin ndaj Izraelit: Fjalimi i saj, mungesë respekti

Trump kritikon Harris për qëndrimin ndaj Izraelit: Fjalimi i saj, mungesë respekti

13:02, 27/07/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti Donald Trump e ka cilësuar deklaratën e zëvendës presidentes Kamala Harris mbi luftën Izrael-Hamas si “mungesë respekti”.

Trump foli nga rezidenca e tij në Florida Mar a Lago, ku zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Më herët Netanyahu ishte takuar me Harris në Shtëpinë e Bardhë, për bisedime të fokusuara mbi gjendjen e negociatave të armëpushimit.

Harris kishte thënë se lufta në Gaza duhet të merrte fund dhe se ajo ishte e shqetësuar për krizën humanitare atje.

I pyetur nëse këto deklarata mund të kenë një impakt tek bisedimet, Netanyahu tha, “Mendoj se këtë do ta tregojë koha”.

Operacioni ushtarak izraelit në Gaza u nxit nga një sulm i kryer nga Hamasi në Izrael më 7 tetor, që la rreth 1.200 persona të vdekur dhe rreth 250 të marrë peng.

Nga ana tjetër sulmet izraelite në Gaza kanë shkaktuar 38 mijë palestinezë të vrarë dhe rreth 80% të popullsisë të zhvendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco