Kur pishtarin e Olimpiadës e mbante Donald Trump

Kur pishtarin e Olimpiadës e mbante Donald Trump

08:06, 27/07/2024
A+ Aa A-

Nga Ruben Avxhiu

Në vitin 2004, Pishtarin e Olimpiadës Botërore, që sipas traditës udhëton në të gjitha kontinentet përpara se të përfundojë në qytetin organizator, gjatë një segmenti në Manhattan u mbajt nga Donald Trump.

Kandidati i sotëm për president nuk kishte hyrë ende në politikë në atë kohë, ishte demokrat liberal, manjat ndërtesash qiellgërvishtëse, pronar kazinosh dhe personazh spektaklesh televizive.

New York City ishte qyteti i radhës, në një udhëtim të gjatë që nisi në Sydney, Australi, ku ishte mbajtur Olimpiada e vitit 2000, për në Athinë të Greqisë, ku u mbajt ajo e vitit 2004.

Në New York, Pishtari kaloi në të pesë lagjet e mëdha, duke nisur nga Athens Square Park, në Astoria, Queens. Gjatë rrugës, ai u mbajt nga sportistë të njohur amerikanë e figura të njohura të Qytetit. Në Manhattan, në një pjesë të itinerarit u mbajt nga Donald Trump.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco