Borrell: BE është e gatshme të mbështesë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Sudan

Borrell: BE është e gatshme të mbështesë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Sudan

08:26, 26/07/2024
A+ Aa A-

Shefi i politikës së jashtme të BE, Joesep Borell tha se blloku është gati të mbështesë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Sudan.

“Pas 15 muajsh lufte, luftëtarët e Sudanit duhet të ndalojnë këtë tragjedi të krijuar nga njeriu dhe të vijnë në tryezën e bisedimeve”, tha Josep Borrell në një deklaratë.

Borell shtoi gjithashtu se BE-ja është e gatshme të mbështesë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës, duke përfshirë bisedimet e planifikuara për armëpushim nga SHBA, të bashkëorganizuara nga Zvicra dhe Arabia Saudite më 14 gusht. Bisedimet do të zhvillohen në Zvicër dhe do të përfshijnë si vëzhgues Bashkimin Afrikan, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe OKB-në , vuri në dukje në deklaratën e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lufta në Sudan shpërtheu në prill të vitit 2023 midis gjeneralit të ushtrisë Abdel Fattah al-Burhan dhe komandantit të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ( RSF ) Mohamed Hamdan Dagalo mbi mosmarrëveshjet rreth integrimit të RSF-së në ushtri. Konflikti ka shkaktuar një krizë shkatërruese humanitare dhe përleshjet kanë vrarë afro 16,000 njerëz dhe kanë zhvendosur miliona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco