Familjarët e njerëzve që mbahen robër në Gaza: Më optimistë pas takimit me Biden...

Familjarët e njerëzve që mbahen robër në Gaza: Më optimistë pas takimit me Biden...

08:23, 26/07/2024
A+ Aa A-

Familjet e pengjeve izraelito-amerikanë të mbajtur robër në Gaza, pas një takimi me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, thanë se ishin më optimistë për mundësinë që të arrihet një marrëveshje mes Hamasit dhe Izraelit.

“Pasi kemi bërë një sërë pyetjesh të vështira dhe duke marrë përgjigje për të gjitha… ne ndoshta ndihemi më optimistë seç jemi në çdo kohë që nga raundi i parë i çlirimeve në fund të nëntorit”, tha Jonathan Dekel-Chen, babai i Saguit, duke shtuar se takimi ishte “produktiv dhe i ndershëm”.

Kujtojmë se pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, shumë izraelitë u morën peng. Dje u gjetën të pajetë 5 izraelitë, të cilët u transportuan për në Izrael.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco