'Unë jam gati'/ Kamala Harris akuzon Trump se po tërhiqet nga debati i 10 shtatorit

'Unë jam gati'/ Kamala Harris akuzon Trump se po tërhiqet nga debati i 10 shtatorit

22:22, 25/07/2024
A+ Aa A-

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris ka deklaruar se është gati për një debat televiziv me kandidatin republikan Donald Trump. Madje Harris në postimin e saj në X, akuzon Trumpin se ndërsa ka pranuar të mbajë konferencën më 10 shtator, tani duket se po tërhiqet.  

“Votuesit meritojnë ta shohin debatin. Jam gati. Pra, le të shkojmë” ishte mesazhi i dërguar nga Kamala Harris.

Debati është planifikuar të organizohet nga ABC News, me moderatorët David Muir dhe Linsey Davis. Ditët e fundit, Trump ka kërkuar një rrjet tjetër për të moderuar debatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco