Izraeli paralajmëron Francën për sulme të mundshme terroriste

Izraeli paralajmëron Francën për sulme të mundshme terroriste

21:38, 25/07/2024
A+ Aa A-

Izraeli ka paralajmëruar Francën për “sulme terroriste” të mundshme ndaj atletëve dhe turistëve të saj nga grupet terroriste të mbështetura nga Irani gjatë Lojërave Olimpike të Parisit.

“Disa njerëz po përpiqen të dëmtojnë këtë ngjarje të gëzueshme,” i shkroi ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz homologut të tij francez, Stéphane Sejourne.

“Ne aktualisht kemi vlerësime të kërcënimeve të mundshme nga grupet terroriste iraniane dhe organizata të tjera terroriste që synojnë të kryejnë sulme terroriste kundër anëtarëve të delegacionit izraelit dhe turistëve izraelitë gjatë Lojërave Olimpike,” shtoi Katz.

Franca ka vendosur një sistem të gjerë sigurie për të garantuar sigurinë gjatë Lojërave Olimpike nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Të gjithë atletët izraelitë që marrin pjesë në Lojërat Olimpike, të cilat zyrtarisht fillojnë të premten, do të kenë siguri personale 24 orëshe nga policia elitare franceze, si brenda fshatit Olimpik, ashtu edhe kur të largohen nga kampusi.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach dhe Presidenti francez Emmanuel Macron hodhën poshtë të martën kërkesën e Palestinës për të ndaluar Izraelin nga Lojërat Olimpike për shkak të luftës në Gaza.

Komiteti Olimpik Palestinez ka bërë thirrje për ndalimin e sportistëve izraelitë nga Lojërat Olimpike, duke thënë se bombardimi në Rripin e rrethuar të Gazës është një shkelje e armëpushimit olimpik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco