'Save America', Donald Trump publikon libër mbi 4 vitet e tij si President i Shteteve të Bashkuara

'Save America', Donald Trump publikon libër mbi 4 vitet e tij si President i Shteteve të Bashkuara

20:51, 25/07/2024
A+ Aa A-

Donald Trump do të botojë një libër të ri që do të ofrojë një “vështrim të pashembullt” në katër vitet e tij si presidenti i 45-të i SHBA.

Sipas mediave të huaja, një faqe interneti ka shkruar se nga informacionet paraprake që Trump ndau në mediat sociale, libri do të dalë në treg më 3 shtator dhe do të titullohet “Save America”.

Imazhi i kopertinës tregon Trumpin duke u ngritur, pas tentativës për vrasjen e tij, me gjakun që i rrjedh nëpër fytyrë.

Kjo do të jetë pamja e kopertinës së librit të Trump

Kujtojmë se pak ditë më parë Trump i mbijetoi një atentati gjatë një takimi elektoral, ku plumbi arriti të godiste veshin e tij.

Pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale, me shumë gjasa Trump do të përballet në zgjedhjet e nëntorit me zv.presidenten në detyrë, Kamala Harris, e cila pritet të marrë nominimin brenda demokratëve në fillim të gushtit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco