Arrestohen 6 protestues brenda Kapitolit, tentuan të ndërpresin fjalimin e Netanyahut

Arrestohen 6 protestues brenda Kapitolit, tentuan të ndërpresin fjalimin e Netanyahut

22:10, 24/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Kapitolit të SHBA ka njoftuar se 6 persona janë arrestuar për ndërprerjen e fjalimit të Benjamin Netanyahut në Kongres sot.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri izraelit i quajti protestuesit “idiotë të dobishëm të Iranit” pas pretendimeve se Irani po financon protestat anti-izraelite në Amerikë.

Ata akuzohen për veprat penale “hyrje ose qëndrim me vetëdije, me forcë dhe dhunë në foltoren e njërës prej dhomave të Kongresit”.

Disa qindra metra larg godinës së Kapitolit mijëra njerëz ishin mbledhur në shenjë proteste kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco