Tragjedi në Nepal, 18 viktima si pasojë e rënies së avionit

Tragjedi në Nepal, 18 viktima si pasojë e rënies së avionit

11:38, 24/07/2024
A+ Aa A-

Të paktën 18 persona u vranë pasi një aeroplan i vogël doli nga pista në kryeqytetin e Nepalit. Një person i mbijetoi aksidentit, tha Autoriteti i Aviacionit Civil në një deklaratë.

Të 19 personat në bord ishin punonjës të avionit.  Avioni u rrëzua gjatë ngritjes rreth orës 11 të mëngjesit me orën lokale, tha për CNN një oficer informacioni në Aeroportin Ndërkombëtar të Nepalit.

Përplasja nxjerr në pah edhe një herë rreziqet e udhëtimit ajror në Nepal, një vend që shpesh përmendet si një nga vendet më të rrezikshme për të fluturuar për shkak të faktorëve të shumtë, përfshirë terrenin e tij malor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco