Tentativa për atentat ndaj Trump, PAMJE të reja nga momenti kur 20-vjeçari që e qëlloi u gjet i vdekur

Tentativa për atentat ndaj Trump, PAMJE të reja nga momenti kur 20-vjeçari që e qëlloi u gjet i vdekur

11:24, 24/07/2024
A+ Aa A-

Është publikuar një video e re ku tregon momentit kur agjentët e Shërbimit Sekret dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, ku 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi ish-presientin amerikan Donald Trump në Pensilvani. Në videon e publikuar nga guvernatori i Iowa-s, Chuck Gresley, shërbimet sekrete dallojnë 20-vjeçarin e vdekur.

“Pra ky është djali”, dëgjohet duke thënë një prej tyre. Ky është ai. Ky është snajperi që na dërgoi imazhin dhe e pa atë të zbriste nga biçikleta dhe të lëshonte çantën para se ta humbiste nga sytë," duke konfirmuar kështu informacionin se shërbimi ishte lajmëruar më herët për praninë e 20-vjeçarit.

Gjithashtu përfaqsuesit e policisë lokale kishin deklaruar se Shërbimi Sekret Amerikan ishte informuar për Crooks dhe e kishin cilësuar atë si një “kërcënim” 10 minuta para fillimit të mitingut të Trump në Pensilvani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco