Ish-krahu i djathtë i Trump vlerëson Biden: Vendosi interesat e kombit përpara

Ish-krahu i djathtë i Trump vlerëson Biden: Vendosi interesat e kombit përpara

12:38, 23/07/2024
A+ Aa A-

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence e vlerësoi presidentin Joe Biden për marrjen e “vendimit të duhur” dhe “vendosjen e interesave” të kombit “përpara të tijave”.

“Presidenti Joe Biden e mori vendimin e duhur për vendin tonë dhe unë e falënderoj atë që i vuri interesat e kombit tonë përpara interesave të tij”, postoi ai në X.

Pence u bëri thirrje udhëheqësve të të dyja palëve që “të projektojnë qetësinë dhe të dërgojnë një mesazh fuqie dhe vendosmërie”.

“Pas atentatit ndaj Presidentit Trump dhe vendimit të Presidentit Biden për t’i dhënë fund fushatës së tij, tani është koha që liderët në të dyja palët të krijojnë qetësi dhe t’u dërgojnë një mesazh fuqie dhe vendosmëri miqve dhe armiqve të Amerikës, pavarësisht nga gjendja jonë, politika, populli amerikan është i fortë dhe ushtria jonë amerikane është e gatshme ta mbrojë lirinë dhe interesat tona jetike kombëtare kudo në botë”, shtoi ai.

Pence i ka prishtur marrëdhëniet e tij me Trumpin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco