Tucker Carlson: Edhe një i vdekur mund të bëhet president i SHBA-së

Tucker Carlson: Edhe një i vdekur mund të bëhet president i SHBA-së

11:38, 23/07/2024
A+ Aa A-

Sistemi politik i SHBA-së mund të manipulohet në atë masë saqë edhe një i vdekur mund të bëhet president, tha gazetari Tucker Carlson në Konventën Kombëtare Republikane të enjten.

Ish-prezantuesi i Fox News po lëvdonte ish-presidentin Donald Trump, i cili tani është kandidati zyrtar i Partisë Republikane për zgjedhjet e nëntorit, se kishte karakterin e nevojshëm për të bashkuar popullin amerikan. Atentati ndaj tij në fillim të këtij muaji e ka kthyer Trump-in në një udhëheqës të vërtetë kombëtar, beson Carlson.

"Vetëm se ti e quan veten president kjo nuk do të thotë kaq shumë në thelb", tha gazetari. "Unë mund ta quaj qenin tim drejtor ekzekutiv të Hewlett Packard, por kjo nuk do të thotë se është i tillë."

"Mund të marrësh një manekin ose një njeri të vdekur e ta bësh president", shtoi Carlson. "Kjo është teorikisht e mundur. Me mjaftueshëm mashtrim kjo mund të ndodhë."

Një lider i vërtetë shfaqet organikisht kur ai ose ajo frymëzon besimin tek njerëzit dhe vendos interesin kombëtar mbi gjithçka tjetër, këmbënguli Carlson. Kritikët e kanë akuzuar Trump-in se është egoist i pandreqshëm dhe një kërcënim për SHBA-në, por reagimi i tij ndaj atentatit është dëshmi për të kundërtën, tha gazetari.

Trump ka pretenduar se presidenti Joe Biden "vodhi" zgjedhjet e vitit 2020, duke i privuar republikanit një mandat të dytë. Shtabi elektoral i Trump-it nuk ka arritur t'i vërtetojë këto pretendime në gjykatë, megjithëse Carlson me sa duket aludoi për këtë ide si dhe perceptimin se Biden është fizikisht dhe mendërisht i paaftë për të mbajtur postin për katër vjet të tjera./ RT/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco