Elon Musk zotohet: Do të shkatërroj virusin majtist që më ‘vrau’ djalin

Elon Musk zotohet: Do të shkatërroj virusin majtist që më ‘vrau’ djalin

10:46, 23/07/2024
A+ Aa A-

Miliarderi Elon Musk bëri disa komente bombastike gjatë një interviste me Jordan Peterson. Ai u zotua se do të shkatërrojë virusin majtist që i ‘vrau’ djalin e tij.

Musk tha se virusi majtist e mashtroi atë, duke lejuar që një prej djemve të tij të kthehet në një vajzë transgjinore.

“Më mashtruan për të firmosur dokumentet për një prej djemve të mi, Xavierin,” tha ai.

“Kjo ndodhi përpara se të kuptoja se çfarë po ndodhte realisht, ishte edhe koronavirusi në atë kohë dhe kishte shumë konfuzion. Dhe më thanë se Xavier mund të kryente vetëvrasje,” tha Musk.

“Ishte diçka djallëzore dhe mendoj se personat që promovojnë diçka të tillë, duhet të shkojnë në burg,” shtoi Musk,

“Më mashtruan për ta bërë këtë. Nuk më shpjeguan në fakt se bllokuesit e pubertitetit janë thjesht ilaçe sterilizuese”,

“E kam humbur në fakt djalin tim. Ata e quajnë ‘emërvdekur’ për një arsye. Arsyeja pse e quajnë ‘emërvdekur’ vjen për shkak se djali juaj ka vdekur, kështu që djali im, Xavier ka vdekur, i vrarë nga virusi majtist’.

‘Emërvdekur’ është një term që përdorin transgjinorët kur dikush u referohet atyre me emrin që kanë pasur përpara se të ndryshojnë gjini.

“Jam zotuar të shkatërroj virusin majtist pas kësaj dhe po bëjmë progres,” tha Musk.

Djali i tij Xavier e ndërroi emrin ligjërisht në vitin 2022 dhe tani quhet Vivian. Në një dosje gjyqësore, ai thotë se nuk do të ketë asnjë lidhje me mbiemrin Musk.

Më herët, Elon Musk e akuzoi Vivian se është një komuniste që mendon se kushdo që është i pasur, është djalli vetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco