Beyonce merr këtë vendim për fushatën e Kamala Harris

Beyonce merr këtë vendim për fushatën e Kamala Harris

10:05, 23/07/2024
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, i ka dhënë leje Kamala Harris të përdorë këngën e saj “Freedom’. CNN shkruan se Harris tashmë do të mund ta përdorë “Freedom” si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale.

“Beyonce e dha shpejt miratimin e saj për përdorimin e këngës Freedom gjatë fushatës së Harris kur u kërkua leje të hënën”, tha një burim për rrjetin amerikan.

 

Pas lejes, kënga u vendos në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite. Sipas CNN, nëna e Beyonce, Tina Knowles, ka shprehur mbështetjen e saj për Kamala Harris që nga e diela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco