Biden dhe Netanyahu do të takohen më 25 korrik

Biden dhe Netanyahu do të takohen më 25 korrik

10:03, 23/07/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 25 korrik, një ditë pasi ai t’i drejtohet me një fjalim Kongresit amerikan.

Lajmin e transmeton agjencia AFP, duke u thirrur në një zyrtar amerikan.

Data e takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte e pavendosur, pasi Biden u infektua me koronavirus dhe ishte në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer.

Izraeli raportoi fillimisht se dy liderët do të takoheshin më 23 korrik.

Netanyahu pritet t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së të mërkurën, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë.

Pavarësisht kësaj lufte, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit.

Në një rast, ai e ka cilësuar atë si “ekstreme”.

Lufta në Gazë ka shpërthyer në tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera - ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme masive në Gazë - enklavën që kontrollon Hamasi.

Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se mbi 39.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco