E rëndë në Napoli/ Shembet ballkoni i pallatit, 2 të vdekur, 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë

E rëndë në Napoli/ Shembet ballkoni i pallatit, 2 të vdekur, 13 të plagosur, mes tyre 7 fëmijë

08:20, 23/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Napolit, ku si pasojë e rrëzimit të një strukture betoni në ballkonin e një apartamenti, dy persona kanë vdekur.

Ngjarja ndodhi në Vela Celeste, rreth orës 22:30 të ditës së djeshme.

Mësohet se viktima janë një 29-vjeçar dhe një 35-vjeçare, ndërsa 13 persona janë plagosur, 7 prej tyre fëmijë të mitur.

Mësohet se mosha e fëmijëve është nga 2 deri në 8 vjeç.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco