Votim historik/ Parlamenti i Gambisë ndalon gjymtimin gjenital të femrave

Votim historik/ Parlamenti i Gambisë ndalon gjymtimin gjenital të femrave

22:47, 22/07/2024
A+ Aa A-

Parlamenti i Gambisë ka votuar për të mbështetur një ligj historic, që ndalon gjymtimin gjenital të femrave (FGM) në vendin kryesisht mysliman, pasi grupet fetare kërkuan që legjislacioni të shfuqizohej.

Kryetari i Parlamentit Fabakary Jatta vendosi se ishte "e pamundur" që projektligji, i cili kaloi në lexim të dytë katër muaj më parë, të lexohej për herë të tretë dhe të kalonte pa ato klauzola.

"Unë vendos që projektligji të refuzohet dhe procesi legjislativ është shteruar," tha Jatta në mbledhjen plenare të hënën.

FGM u ndalua në Gambia në vitin 2015 nga ish-presidenti Yahya Jammeh, i cili autorizoi vendosjen e gjobave dhe dënimeve me burgim deri në tre vjet për individët që u përfshinë në të.

Ligji dënonte gjithashtu autorët me burgim të përjetshëm, në rastet kur praktika çonte në vdekje.

Grupet pro-islamike dhe ligjvënësit u tërhoqën kundër kriminalizimit, duke thënë se rrethprerja e femrave ishte "një nga virtytet e Islamit".

Gambianë të tjerë të shquar, si lideri i opozitës dhe ish-ministri i brendshëm Mai Ahmad Fatty gjithashtu mbrojtën praktikën, duke argumentuar se: “Nuk ka FGM në Gambi. Ne bëjmë synet, nuk gjymtojmë.”

Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International i përshkroi më herët përpjekjet për të revokuar ndalimin e FGM si një "lëvizje prapa",  për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend. Në Gambi, 73% e grave të moshës ndërmjet 15 dhe 49 vjeç kishin përjetuar FGM që nga viti 2020, sipas Kombeve të Bashkuara.

Më shumë se 65% e atyre grave iu nënshtruan praktikës "para moshës pesë vjeçare", tha OKB.

Pavarësisht ndalimit, FGM është kryer ende te fëmijët në disa pjesë të vendit. Vitin e kaluar, tre gra u dënuan për kryerjen e praktikës mbi tetë femra të mitura dhe u urdhëruan të paguajnë gjoba prej rreth 220 dollarë secila ose përballen me një vit burgim. Dënimet u raportuan se ishin paguar nga një klerik islamik.

Në vitin 2016, dy gra u përballën gjithashtu me akuza pasi një vajzë 5-muajshe vdiq nga gjymtimi gjenital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco