Trendi i ri në Tik Tok/ E reja vdes në live pasi hëngri për 10 orë rresht

Trendi i ri në Tik Tok/ E reja vdes në live pasi hëngri për 10 orë rresht

22:27, 22/07/2024
A+ Aa A-

Influencerja 24-vjeçare kineze Pan Xiaoting ka vdekur teksa po hante “live” në rrjetet sociale. E reja njihej si “Mbretëresha e mukbangut”, një term që i referohet transmetimit të një videoje live në të cilën shikuesit shikojnë një person duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi.

Xiaoting ishte e njohur për sfidat e saj ekstreme me ushqimin. Një prej këtyre sfidave konsistonte që ajo të hante për më shumë se 10 orë rresht. E reja ishte mësuar të bënte këtë lloj shfaqjesh “live”, një praktikë që e çoi drejt një fundi tragjik.

Sipas medias kineze Hankyung, autopsia e kryer në trupin e të resë zbuloi se barku i saj ishte deformuar rëndë dhe stomaku i ishte mbushur me ushqime të patretura. Influencerja ishte shtruar më parë në spital për gjakderdhje stomaku të shkaktuar nga mbingrënia. Megjithatë, e reja vazhdoi të hante përsëri me detyrim një ditë pasi doli nga spitali.

Xiaoting peshonte 300 kilogramë për shkak të mbingrënies për audiencë në “live”. Ajo kishte lënë punën e saj si kamariere për t’iu përkushtuar plotësisht “mukbangut”, ku fitonte shumë para. Kina vendosi një sërë masash për të ndaluar videot “mukbang” dhe për të reduktuar mbingrënien, por këto lloj profilesh ekzistojnë ende në rrjetet kineze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco