Liderët e biznesit reagojnë ndaj tërheqjes së Biden-it nga gara presidenciale

Liderët e biznesit reagojnë ndaj tërheqjes së Biden-it nga gara presidenciale

10:55, 22/07/2024
A+ Aa A-

Njoftimi i presidentit Biden se ai nuk do të kërkojë kandidimin nga Partia Demokratike për zgjedhjet e vitit 2024, tërhoqi reagime të shpejta nga drejtuesit e mëdhenj të biznesit dhe grupet tregtare.

Elon Musk

Image

Elon Musk, i cili ka mbështetur ish-presidentin Trump, riafirmoi mbështetjen e tij për kandidatin e republikanëve. "Miqtë e mi më të zgjuar, përfshirë demokratët e përjetshëm, janë të emocionuar për Trump/Vance," postoi Musk në X. Ai gjithashtu vuri në dukje se ndihmësit e Biden-it mësuan për tërheqjen e tij nga zgjedhjet në X, platforma që zotëron Musk.

Reid Hoffman

Image

Bashkëthemeluesi i LinkedIn, Reid Hoffman, vlerësoi vendimin e Biden-it si "një nga aktet më vetëmohuese që kemi parë nga një politikan në historinë moderne amerikane". Hoffman mbështeti zëvendëspresidenten Harris si kandidate demokrate, duke e quajtur "personin e duhur në kohën e duhur" dhe duke kërkuar unitet kundër Trump-it.

Bill Ackman

Image

Drejtori i fondeve spekulative Bill Ackman parashikoi që demokratët do të emëronin Harrisin për të shmangur sugjerimin që ajo ishte e pakualifikuar për të qenë zëvendëspresidente. "Nëse @KamalaHarris nuk është e nominuara, do të ishte një pranim se ajo kurrë nuk ishte kualifikuar për të qenë zëvendëspresidente", shkroi Ackman në Twitter.

Reed Hastings

Image

Bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings, u bëri thirrje demokratëve që të zgjedhin një kandidat që mund të fitojë shtete, duke sugjeruar që delegatët duhet të kërkojnë një kandidat më të fortë se Harrisi për zgjedhjet e ardhshme.

Mark Cuban

Image

Sipërmarrësi Mark Cuban, një kritik i Trump-it, e pranoi vendimin e Biden-it, duke deklaruar: "Koha i arrin të gjithë". Cuban, i cili kishte sugjeruar më parë zëvendësimin e Biden-it pas paraqitjes së tij në debat, përsëriti preferencën e tij për Biden-in ndaj Trump-it, pavarësisht se Biden u shfaq "i dobët" në debat.

Andrew Yang

Image

Andrew Yang, themeluesi i Forward Party, vlerësoi udhëheqjen e Biden-it dhe bëri thirrje për një proces të hapur për të gjetur kandidatin më të mirë demokrat për të sfiduar Trump-Vance në nëntor.

Dhoma amerikane e tregtisë

Dhoma e Tregtisë e SHBA falënderoi Biden-in për shërbimin e tij dhe shprehu një përkushtim për të punuar me liderë në të gjithë spektrin politik për të avancuar politikat për ëndrrën amerikane.

Këto reagime pasqyrojnë një përzierje të mbështetjes për Harrisin dhe thirrje për një kandidat të fortë demokrat për të siguruar fitoren në zgjedhjet e 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco