Rusia pretendon se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas

Rusia pretendon se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas

10:02, 22/07/2024
A+ Aa A-

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi të hënën 47 dronë ukrainas, që fluturuan mbi pesë rajone të saj, përfshirë brigjet e Detit të Zi dhe Detit Azov.

Agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe zyrtarë rajonalë raportuan se rafineria e naftës Tuapse në rajonin Krasnodar është dëmtuar.

Administrata rajonale në Krasnodar tha se rafineria Tuapse, në pronësi të gjigantit rus të naftës Rosneft, mori flakë nga copat e dronëve.

Ministria e Mbrojtjes tha se shumica e dronëve u rrëzuan mbi rajonet Rostov, Belgorod, Voronezh, Smolensk dhe Krasnodar, ndërsa 17 u shkatërruan mbi det.

Ukraina nuk i komentoi këto pretendime.

Ky vend është nën pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022.

Që nga fillimi i këtij viti, kompani të shumta në sektorin e naftës në Rusi janë sulmuar me dronë, për ç’gjë njësitë e përpunimit primar të naftës kanë ndaluar së punuari në disa rafineri.

Siç raporton Reuters, në tremujorin e parë të këtij viti, së paku shtatë fabrika ruse kanë ndaluar prodhimin./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco