Dhjetëra rusëve e bjellorusëve u refuzohen vizat për Olimpiadë

Dhjetëra rusëve e bjellorusëve u refuzohen vizat për Olimpiadë

09:33, 22/07/2024
A+ Aa A-

Franca u refuzoi vizat rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë, që kërkuan të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, për shkak të shqetësimeve për spiunim.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, për gazetën Le Journal du Dimanche.

Të refuzuarit për këtë arsye përfshijnë shtetas rusë dhe bjellorusë, tha ai.

Lojërat Olimpike, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Darmanin tha se Franca është gjithashtu e shqetësuar për sulmet kibernetike gjatë lojërave.

Përndryshe, ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco