Fondet/ Tërheqja e Joe Biden nga gara, Kamala Harris arrin rekordin e parë në SHBA

Fondet/ Tërheqja e Joe Biden nga gara, Kamala Harris arrin rekordin e parë në SHBA

09:11, 22/07/2024
A+ Aa A-

Që pas deklaratës se do të kandidojë si presidente, në vend të Joe Biden të tërhequr nga gara, Kamala Harris ka korrur suksesin e parë. Organizata pro -demokratike për mbledhjen e fondeve ActBlue njoftoi të dielën mbrëma se kishte arritur që të mblidhte një shumë rekord fondesh që ishte regjistruar brenda një dite të vetme. Bëhet fjalë për 42.8 milionë euro.

“Që nga ora 21:00 baza e partisë kishte mbledhur 46.7 milionë dollarë (42.8 milionë euro) përmes ActBlue pas nisjes së fushatës të zëvendës presidentes Kamala Harris. Kjo është shuma më e lartë e mbledhur brenda një dite në ciklin zgjedhor 2024”, shkroi përmes X organizata, e cila mbledh fonde online për kandidatët demokratë.

Nga analistët është konsideruar si momenti më i mirë i mbledhjes së fondeve në historinë e Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco