Largimi i Joe Biden, çfarë ndodh tani te demokratët? Njoftimet për Konventën Kombëtare Demokratike në Qendrën e Bashkuar në Çikago, caktuar për 19-22 gusht.

Largimi i Joe Biden, çfarë ndodh tani te demokratët?

07:21, 22/07/2024
A+ Aa A-

SHBA - Kanë kaluar më pak se 12 orë që kur Joe Biden u tërhoq nga gara zgjedhore në SHBA dhe më pas miratoi zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris për ta zëvendësuar atë si kandidate nga demokratët për president.

Gjatë orëve të fundit, një numër në rritje i demokratëve - duke përfshirë njerëz si Gavin Neësom dhe Pete Buttigieg, të cilët ishin shpallur vetë si të nominuar - janë mbledhur rreth Harris.

Megjithatë, asgjë nuk është ende zyrtare, kështu që sytë e të gjithëve janë drejtuar mbi Partinë Demokratike për të parë se çfarë do të vijë më pas.

Çfarë ndodh tani?

Ndërsa demokratët bashkohen rreth Kamala Harris, shumë duhet të ndodhin përpara se ajo të zgjidhet zyrtarisht si kandidate e partisë për zgjedhjet e nëntorit.

Biden kishte fituar tashmë 3,896 delegatë - shumë më tepër sesa i nevojitej për të siguruar nominimin e partisë së tij. 

Do të jetë në dorën e delegatëve që të zgjedhin kandidatin e tyre të ri. Ata janë planifikuar të takohen në Çikago për konventën e partisë më 19 gusht.

Nëse Partia Demokratike nuk mblidhet për të mbështetur një kandidat të ri, kjo mund të nënkuptojë një konventë të hapur për herë të parë që nga viti 1968.

Për të siguruar nominimin e partisë, një kandidati i nevojiten 1,976 vota delegate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco