Fillon përplasja brenda demokratëve/ Clintonët mbështesin Kamala Harris, Nancy Pelosi del kundër

Fillon përplasja brenda demokratëve/ Clintonët mbështesin Kamala Harris, Nancy Pelosi del kundër

21:59, 21/07/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton mirëpritën vendimin e Presidentit Joe Biden në miratimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris si kandidate për president të SHBA.

Por një gjë e tillë nuk ka ardhur nga ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila ka vlerësuar vendimin e presidentit, Joe Biden për dorëheqjen nga gara presidenciale, por nuk ka dhënë mbështetjen për zëvendëspresidenten Kamala Harris, që të jetë kandidatja për presidente nga radhët e demokratëve.

“Ne jemi të nderuar të bashkohemi me Presidentin në miratimin e Zëvendës Presidentes Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thanë Clintonët në një deklaratë të përbashkët, pasi Joe Biden u tërhoq nga kandidimi përballë Donald Trump.

Ndërkohë që ka reaguar edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila ka vlerësuar vendimin e presidentit, Joe Biden për dorëheqjen nga gara presidenciale.

Në reagimin e saj ajo ka thënë se nuk e mbështet zëvendëspresidenten Kamala Harris.

“Presidenti Joe Biden është një amerikan patriot që gjithmonë e ka vënë vendin tonë në vend të parë. Trashëgimia e tij e vizionit, vlerave dhe lidershipit e bëjnë atë një nga presidentët më të rëndësishëm në historinë amerikane”, tha Pelosi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco