Pas tërheqjes nga gara, Biden propozon Kamala Harris si kandidate për presidente

Pas tërheqjes nga gara, Biden propozon Kamala Harris si kandidate për presidente

20:34, 21/07/2024
A+ Aa A-

Pas tërheqjes publike nga gara presidenciale, Joe Biden nuk ka humbur kohë për të nominuar kandidaturën demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.

Në një deklaratë, Biden ka caktuar zëvendëspresidenten Kamala Harris si kandidate të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit përballë Donald Trump.

Deklarata e Biden për Harris:

“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim.

Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente.

Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco