Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë përpara bashkisë së Tiranës kundër aferave të Erion Veliajt

Gjermania po punon për strategjinë e modernizimit të mbrojtjes

Gjermania po punon për strategjinë e modernizimit të mbrojtjes

13:08, 21/07/2024
A+ Aa A-

Qeveria gjermane po harton një dokument që synon rinovimin e industrisë së mbrojtjes së vendit, tha të dielën një zëdhënës i Ministrisë së Ekonomisë, por pa dhënë detaje shtesë.

"Mund të konfirmoj se qeveria po punon mbi dokumentin strategjik për modernizimin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë. Ai po zhvillohet në disa departamente," tha zëdhënësi, duke konfirmuar një raport të mëparshëm të Handelsblatt.

Handelsblatt raportoi se dokumenti i strategjisë do të përfshinte klauzola që do të lejonin një miratim të përshpejtuar të ndërtimit të fabrikave të armëve në Gjermani, duke përfshirë shkurtimin e afateve dhe kufizimin e mundësisë së kundërshtimeve nga nismat e qytetarëve.

Koalicioni trepalësh i Gjermanisë po planifikon të miratojë dokumentin në gusht, tha Handelsblatt.

Lajmi për shtytjen e rinovuar të modernizimit të mbrojtjes, vjen menjëherë pasi firma gjermane e mbrojtjes, Rheinmetall dhe homologu i tij Italian, Leonardo në fillim të këtij muaji ranë dakord të formojnë një sipërmarrje të përbashkët për të prodhuar tanke dhe sisteme të tjera të mbrojtjes tokësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco