Vala e sulmeve ruse në Kiev, Zelensky bën thirrje për armë me rreze të gjatë

Vala e sulmeve ruse në Kiev, Zelensky bën thirrje për armë me rreze të gjatë

12:53, 21/07/2024
A+ Aa A-

Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë për të mbrojtur qytetet e saj dhe ushtarët e vijës së parë nga bombat dhe dronët rusë, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas një sulmi masiv me dron dhe raketa gjatë natës.

Rusia nisi gjatë natës sulmin e saj të pestë me dron në Kiev në dy javë, me sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës duke shkatërruar të gjitha armët ajrore përpara se të arrinin në kryeqytet, tha ushtria ukrainase.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan përmes Telegramit se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 35 nga 39 dronë dhe dy raketa lundrimi të lëshuara nga Rusia gjatë natës. Sulmi, sipas Forcave Ajrore, kishte në shënjestër 10 rajone të Ukrainës.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa drone u hodhën kundër Kievit. Nuk ka viktima dhe nuk janë raportuar dëme të konsiderueshme, tha përmes Telegramit Serhii Pokpo, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas.

“Vetëm gjatë natës së kaluar, ushtria ruse përdori pothuajse 40 ‘Shahed’ kundër Ukrainës. Më e rëndësishmja, shumica e tyre u qëlluan nga mbrojtësit e qiellit tonë ”, tha Zelensky përmes Telegramit, duke iu referuar dronëve.

Ai tha se bombarduesit në bazat ajrore ruse duhet të shkatërrohen për të mbrojtur Ukrainën nga sulmet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco