8,5 milionë pajisje të prekura, hakerat në sulm për të përfituar nga kaosi kibernetik

8,5 milionë pajisje të prekura, hakerat në sulm për të përfituar nga kaosi kibernetik

11:32, 21/07/2024
A+ Aa A-

8,5 milionë pajisje në të gjithë botën, kryesisht në kompani me shërbime kritike, janë prekur nga problem i shkaktuar nga përditësimi i publikuar nga kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike. Por teksa kaosi fillestar nuk ishte sulm kibernetik, tashmë hakerat duket se po shfrytëzojnë situatën e krijuar.

Microsoft thotë se vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në mbarë botën janë çaktivizuar nga ndërprerja globale e IT.

Është hera e parë që vihet një shifër për incidentin dhe sugjeron se mund të jetë ngjarja më e keqe kibernetike në histori.

Kaosi është shkaktuar për shkak se kompania për siguri kibernetike, Crowdstrike, e ka bërë një gabim në përditësim të sistemit dhe për pasojë janë pamundësuar shumë operacione.

Mikrosoft thotë se ky numër është më pak se 1% e të gjitha makinerive Windows në mbarë botën, por se "ndikimet e gjera ekonomike dhe shoqërore pasqyrojnë përdorimin e CrowdStrike nga kompanitë që drejtojnë shërbime kritike".

Gjiganti i teknologjisë, Mikrosoft teksa nënvizon se ky nuk ishte një problem me softuerin e tij - thotë se incidenti vë në dukje se sa e rëndësishme është që kompanitë si CrowdStrike të përdorin kontrolle të kontrollit të cilësisë për përditësimet përpara se t'i publikojnë ato.

Në mesin e bizneseve të prekura kanë qenë aeroportet, bankat dhe spitalet.

Ndërprerja masive ka shkaktuar gjithashtu paralajmërime nga ekspertët dhe agjencitë e sigurisë kibernetike në mbarë botën për një valë përpjekjesh nmga hakerat për të krijuar akses në sisteme kompjuterike.

Agjencitë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi po paralajmërojnë njerëzit që të jenë vigjilentë ndaj emaileve, thirrjeve dhe faqeve të rreme që pretendojnë se janë zyrtare.

Ndërsa shefi i kompanisë Crowdstrike, George Kurtz, i ka inkurajuar klientët që të sigurohen se po flasin me një përfaqësues të kompanisë, para se të shkarkojnë diçka nëpër pajisjet e tyre.

Sipas studiuesve në Secureworks, tashmë ka pasur një rritje të dukshme në regjistrimet e domeineve me temë CrowdStrike, pjesa më e madhe e të cilëve dyshohet se janë hakera që që regjistrojnë uebsajte të reja për t'u dukur zyrtar.

Këshillat janë kryesisht për menaxherët e IT-së, Por edhe individët mund të jenë në shënjestër, kështu që ekspertët po paralajmërojnë që të jenë tepër vigjilentë dhe të veprojnë vetëm sipas informacioneve nga kanalet zyrtare të CrowdStrike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco