Gjykata e lartë e Bangladeshit heq shumicën e kuotave të punës që shkaktuan protesta vdekjeprurëse

Gjykata e lartë e Bangladeshit heq shumicën e kuotave të punës që shkaktuan protesta vdekjeprurëse

10:59, 21/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e Bangladeshit përmes një vendimi të dielën, hoqi shumicën e kuotave për vendet e punës në qeveri,  që kanë shkaktuar protesta të udhëhequra nga studentët, në të cilat të paktën 114 persona janë vrarë në vendin e Azisë Jugore, raportojnë mediat lokale.

Divizioni i Apelit i gjykatës hodhi poshtë një urdhër të një gjykate më të ulët që kishte rivendosur kuotat, duke udhëzuar që 93% e vendeve të punës në qeveri do të jenë të hapura për kandidatët sipas meritës, pa kuota, thanë raportet.

Prokurori i Përgjithshëm, AM Amin Uddin tha për agjencinë e lajmeve AFP se: "Gjykata Supreme ka thënë se vendimi i mëparshëm ishte i paligjshëm".

Ai shtoi se 5 për qind e vendeve të punës në shërbimin civil do të mbeten të rezervuara për fëmijët e veteranëve të luftës së pavarësisë dhe 2 për qind për kategoritë e tjera. Më parë, 30 për qind e vendeve të punës ishin të rezervuara për familjarët e veteranëve të luftës.

Qeveria e kryeministrit Sheikh Hasina kishte hequr sistemin e kuotave në vitin 2018, por gjykata më e ulët e rivendosi atë muajin e kaluar, duke shkaktuar protesta dhe goditje të qeverisë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se si do të reagonin protestuesit ndaj vendimit dhe se çfarë do të ndodhë  me shtetrrethimin pas vendimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco