Ferma ishte kthyer në laborator të prodhimit të drogës, kapet sasia me vlerë 109.4 mln dollarë

Ferma ishte kthyer në laborator të prodhimit të drogës, kapet sasia me vlerë 109.4 mln dollarë

08:54, 21/07/2024
A+ Aa A-

Policia në Afrikën e Jugut arrestoi katër persona, duke përfshirë dy shtetas meksikanë, pasi zbuloi një laborator të prodhimit shumëmilionësh të drogës, në një fermë në veri të vendit.

Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut (SAPS) dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit me Përparësi, i njohur zakonisht si Hawks, bastisën pronën në qytetin Groblersdal pasi morën informacione se aktiviteti i dyshimtë po ndodhte atje, tha SAPS në një deklaratë.

Pas kontrollimit të katër strukturave në pronë, policia gjeti sasi të mëdha kimikatesh të përdorura për të prodhuar droga të paligjshme, duke përfshirë aceton dhe kristal meta, që nëse do të hidhej në treg do të arrinte një vlerë prej 109.4 milionë dollarë.

Katër të dyshuarit e arrestuar të premten përfshijnë pronarin e fermës dhe dy shtetas meksikanë, tha shërbimi policor, duke shtuar se Hawks nuk po përjashtojnë mundësinë e arrestimeve të mëtejshme.

"Ajo që e bën këtë të ndryshme nga [konfiskimet] e tjera është përfshirja e qytetarëve meksikanë," tha Katlego Mogale, zëdhënëse kombëtare për Haëks, duke shtuar se, ‘Kjo do të thotë se detyra jonë sapo është bërë shumë më e vështirë".

Nuk është e qartë nëse droga e kapur kishte për qëllim tregun e Afrikës së Jugut apo jashtë saj.

Ministria e Punëve të Jashtme meksikane tha se ambasada e saj në Afrikën e Jugut "nuk kishte marrë njoftimin përkatës konsullor, dhe është në kontakt me autoritetet lokale për të zbuluar detajet e rastit dhe meksikanët e dyshuar të përfshirë".

Të dyshuarit do të paraqiten në gjykatën e Magjistraturës Groblersdal të hënën me akuzën e prodhimit, tregtimit dhe posedimit të drogave të paligjshme, sipas shërbimit policor.

Në janar, policia tha se rreth 131 laboratorë droge ishin mbyllur në të gjithë vendin që nga viti 2019, duke shtuar se gjatë sezonit festiv të vitit të kaluar më shumë se 19,000 njerëz u arrestuan për posedim droge.

Deri më tani këtë vit, Hawks kanë zbuluar 10 laboratorë sekretë droge dhe kanë arrestuar 34 persona ndërsa vazhdojnë luftën e tyre kundër drogës në vend, thuhet në deklaratë.

Afrika e Jugut është quajtur potencialisht si një nga "tregjet më të mëdha të konsumit të metamentos në botë", theksuan studiuesit në Iniciativën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional në një raport të vitit 2021 .

Ai u përshkrua gjithashtu nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) vitin e kaluar si "një vend tërheqës tranzit droge". UNODC ia atribuoi tregun në rritje të vendit për drogat sintetike "kufijve porozë" të tij, si dhe gjeografisë dhe lidhjeve të tij tregtare ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco