Koreja e Jugut i përgjigjet balonave të plehrave të Veriut me transmetime me altoparlantë

Koreja e Jugut i përgjigjet balonave të plehrave të Veriut me transmetime me altoparlantë

08:34, 21/07/2024
A+ Aa A-

Koreja e Veriut ka vijuar sërish hedhjen e balonave që transportonin mbeturina drejt Koresë së Jugut, tha ushtria e kësaj të fundit, duke deklaruar se do të përgjigjet me transmetime "në shkallë të plotë" me altoparlantë.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se veprimet e Koresë së Veriut që rrisin tensionet pranë kufirit të armatosur rëndë mund të kenë pasoja fatale, duke shtuar se regjimi i Koresë së Veriut do të ishte i vetmi përgjegjës.

“Siç e paralajmëruam disa herë, ushtria do të kryejë transmetime me altoparlantë në shkallë të plotë dhe në të gjitha frontet duke filluar nga sot”, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Jugut, duke e quajtur vulgare dhe të turpshme lëshimin e balonave nga Veriu.

Aktivistët dhe dezertorët në Korenë e Jugut kanë dërguar prej vitesh balonat e tyre, duke mbajtur fletëpalosje propagandistike dhe sende të tjera në Korenë e Veriut, duke zemëruar Phenianin.

Në fillim të kësaj jave, ushtria e Koresë së Jugut vendosi të rifillojë fushatën e saj të transmetimit gjatë gjithë orarit me altoparlantë që synon Korenë e Veriut, në përgjigje të asaj që e quajti lëshimin e neveritshëm të balonave nga Pheniani që transportonte mbeturina përtej kufirit.

Që nga maji, Koreja e Veriut ka lëshuar  mijëra balona me thasë me mbeturina të ngjitura në to, të cilat janë bërë një burim i ri tensioni midis dy Koreve.

Duke transmetuar propagandë, lajme botërore dhe muzikë K-pop, transmetimet e Koresë së Jugut konsiderohen nga zyrtarët ushtarakë dhe aktivistët, si një formë efektive e luftës psikologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco