Izraeli s’ndal sulmet ndaj kampeve të refugjatëve në Nuseirat, godet edhe Jemenin

Izraeli s’ndal sulmet ndaj kampeve të refugjatëve në Nuseirat, godet edhe Jemenin

08:17, 21/07/2024
A+ Aa A-

Dhjetëra palestinezë janë vrarë, ndërsa bombardimet e Izraelit vazhdojnë në Rripin e Gazës, duke përfshirë 12 persona në tre sulme të veçanta në kampin e refugjatëve Nuseirat, raportojnë ekuipazhet e mbrojtjes civile.

Në Jemen, të paktën tre persona u vranë dhe 87 u plagosën në sulmet ajrore izraelite që synuan një objekt magazinimi të naftës dhe termocentralin në qytetin port të Hodeidah, thanë zyrtarët. Sakaq bastisjet izraelite shkaktuan gjithashtu lëndime në Libanin jugor, teksa vetë Izraeli konfirmoi sulmin në dy depot ushtarake.

Mbrojtja ajrore izraelite ndërkohë kapi një raketë të lëshuar nga Jemeni të dielën, tha ushtria.

Ajo tha se sistemi i saj i mbrojtjes raketore Arroë 3 kishte rrëzuar predhën përpara se të kalonte në territorin izraelit.

Sirenat e sulmit ajror kishin rënë në qytetin port të Eilat në Detin e Kuq në Izraelin jugor, duke i bërë banorët të vrapojnë për strehim.

Një ditë më parë, avionët luftarakë izraelitë goditën objektivat ushtarake Houthi pranë portit Hodeidah të Jemenit në përgjigje të një droni të lëshuar nga grupi i mbështetur nga Irani që goditi Tel Avivin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco