‘Irani duhet të ndalet’/ Izraeli: Do të godasim këdo që na godet

‘Irani duhet të ndalet’/ Izraeli: Do të godasim këdo që na godet

21:54, 20/07/2024
A+ Aa A-

Izraeli ka nisur sulme ajrore rebelëve Houthi në Jemen, një ditë pasi një dron i lëshuar nga kjo organizatë goditi Tel Avivin.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz thotë se sulmi në portin e Hodeidah, “i dha një goditje të rëndë organizatës terroriste të mbështetur nga Irani në Jemen”.

Katz deklaroi se Izraeli do të godasë këdo që e godet dhe shtoi se Irani duhet të ndalet.

“Izraeli i dha një goditje të rëndë organizatës terroriste të mbështetur nga Irani në Jemen sot. Ne do të godasim këdo që na godet. Irani mbështet, trajnon dhe financon organizatën terroriste Houthi si pjesë e rrjetit të tij rajonal të organizatave terroriste që synojnë të sulmojnë Izraelin. Kjo është koha që komuniteti ndërkombëtar të maksimizojë sanksionet ndaj Iranit – nën drejtimin e tij, Houthis po dëmtojnë rëndë lirinë e deteve dhe rrugëve tregtare. Irani është koka e gjarprit – duhet ndalur tani.”, shkroi ai në X.

Rebelët Houthi të Jemenit kanë fajësuar Izraelin për sulmet që erdhën një ditë pasi Houthët pretenduan një sulm vdekjeprurës në qytetin izraelit të Tel Avivit.

Houthi deklaroi se sulmet ajrore në Hodeidah të shtunën kishin në shënjestër objektet e naftës, duke shtuar se kishte të vdekur dhe të plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco