U zhduk 2 muaj më parë, trupi i 42-vjeçares gjendet brenda një çante! Si bashkëshorti i viktimës përdori telefonin e saj për të bindur familjarët se ishte gjallë

U zhduk 2 muaj më parë, trupi i 42-vjeçares gjendet brenda një çante! Si bashkëshorti i viktimës përdori telefonin e saj për të bindur familjarët se ishte gjallë

08:08, 19/07/2024
A+ Aa A-

Mbetjet e trupit të 42-vjeçares Francesca Deidda, që u zhduk në maj nga San Sperate u gjetën pranë një ure romake në Sardenja.

Trupi u gjet në një çantë të braktisur nën një pemë. Hetuesit nuk kanë asnjë dyshim se këto janë mbetjet e trupit të Deidda, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Vëllai i viktimës raportoi zhdukjen e së motrës më 30 maj. Në të njëjtën rrugë u gjet një gur me njolla gjaku dhe nga rezultati i ADN-së i përkiste Francesca Deidda.

Ndërkohë është marrë në pyetje Igor Sollai, bashkëshorti i saj 43-vjeçar i cili është arrestuar si i akuzuar për vrasje me dashje dhe fshehje të kufomës.

Dyshohet se bashkëshorti i viktimës, pasi ka vrarë 42-vjeçare, ka përdorur celularin e e saj, duke bërë që miqtë dhe të afërmit të besojnë se ajo ishte ende gjallë.

Në mesazhet që i dërgonte familjarëve të saj, përpiqej t’i bindte se zhdukja ishte e vullnetshme dhe lidhej me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

“Françeska u largua vullnetarisht, nuk kam asnjë lidhje me zhdukjen e saj”, tha Sollai, i pyetur sërish nga zv/prokurori i Cagliarit, Marco Cocco. Në marrjen në pyetje të parë ai kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco