Dalja nga shinat e 12 lokomotivave të trenit shkakton 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Dalja nga shinat e 12 lokomotivave të trenit shkakton 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

21:23, 18/07/2024
A+ Aa A-

Katër persona humbën jetën kur 12 lokomotiva treni dolën nga shinat në Uttar Pradesh, Indi. Nga aksidenti mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë, ndërsa në vendngjarje qëndrojnë shërbimet e emergjencës.

Zyrtarët lokalë në distriktin Gonda po mbikëqyrin operacionet e shpëtimit me ndihmën e fshatarëve nga zona dhe disa ambulanca në vendgjarje.

Në pamjet e publikuara në internet, të mbijetuarit mund të shiheshin duke u ulur pranë lokomotivave të trenave të dalë nga shinat, ndërsa operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar. Treni po udhëtonte nga qyteti i Dibrugarh në shtetin verilindor të Assam për në Chandigarh, Punjab.

Zyrtarët janë udhëzuar t'i çojnë të plagosurit në spital si një "prioritet kryesor" dhe "t'u ofrojnë atyre trajtimin e duhur", tha kryeministri i Uttar Pradesh. Një hetim i nivelit të lartë është urdhëruar nga autoritetet pas tragjedisë së fundit hekurudhore të vendit.

Të gjithë trenat që ishin planifikuar të udhëtonin në të njëjtën rrugë ose janë devijuar ose janë anuluar fare, njoftuan autoritet. Ndërkaq, Ministria e Hekurudhave ka bërë të ditur se do të jepet dëmshpërblim për të dëmtuarit nga ngjarja, si dhe për familjet e viktimave.

Ndërkohë, opozita indiane nxitoi të kritikonte qeverinë pas tragjedisë. Mallikarjun Kharge, presidenti i Kongresit Kombëtar Indian, partia kryesore opozitare, e përshkroi aksidentin si "një shembull tjetër se si qeveria ka rrezikuar sistematikisht sigurinë hekurudhore". Ai i kërkoi qeverisë federale të instalojë "sistemin kundër përplasjes Kavach" në të gjitha rrugët për të parandaluar aksidente të mëtejshme.

Muajin e kaluar, nëntë persona vdiqën dhe 41 u plagosën kur Kanchanjunga Express që udhëtonte nga Agartala në Tripura për në Sealdah në Bengalin Perëndimor u përplas nga një tren mallrash. Zyrtarët e lartë përmendën 'gabimin njerëzor' si shkakun e mundshëm të aksidentit.

Një tjetër përplasje e madhe treni ndodhi në shtetin Odisha vitin e kaluar, kur pothuajse 300 njerëz u vranë dhe më shumë se 1200 u plagosën në katastrofën më të rëndë hekurudhore të vendit në dekada.

Kombi më i populluar në botë mbështetet shumë në transportin hekurudhor, me më shumë se 12 milionë njerëz që udhëtojnë me 14,000 trena çdo ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco