Kampet e Gazës rrezikohen  nga gjarpërinjtë dhe akrepat, shkak valët e të nxehtit dhe lufta

Kampet e Gazës rrezikohen nga gjarpërinjtë dhe akrepat, shkak valët e të nxehtit dhe lufta

16:45, 18/07/2024
A+ Aa A-

Ditët e fundit, temperaturat kanë arritur vlera maksimale në Gaza dhe për pasojë gjarpërinjtë dhe akrepat po shtohen në ritme të shpejta.

Kur temperaturat rriten, gjarpërinjtë kërkojnë burimet e ujit për t’u ftohur, ndërsa akrepat nuk kanë nevojë për ujë, por për hije. Ata janë të vegjël dhe fshihen nën gura, ndaj rrënojat e shumta tashmë janë mjedisi ideal për ta.

Bombat kanë kontaminuar tokën, e cila është e djegur dhe e zezë. Lufta ka prekur të gjitha gjallesat, të gjitha shenjat e jetës, thonë vendasit. Nga dhjetë deri në dymbëdhjetë llojet e gjarpërinjve që janë parë në Gaza, vetëm dy dihet se janë helmues: nepërka palestineze (Deborah palestinae) dhe nepërka (Echis coloratus).

“Fli pranë gjarprit, por kujdes nga akrepi”, kjo është një shprehje vendase që shpjegojnë shumë mirë situatën aktuale. Gjarpërinjtë priren të lëvizin në kërkim të ushqimit, por nuk ka gjasa të sulmojnë dikë, përveç nëse ndihen të kërcënuar. Akrepat, nga ana tjetër, janë më të gatshëm për të sulmuar.

Në rast të një pickimi, shumica e të rriturve mbijetojnë, por fëmijët mund të jenë të prekshëm e madje t’u vihet edhe jeta në rrezik për shkak të mungesës së shërbimeve mjekësore. Kështu banorëve të Gazës, iu duhet të përballen jo vetëm me bombat, mungesën e ushqimit apo kushtet e vështira, por edhe me rrezikun nga gjarpërinjtë dhe akrepat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco