Moska paralajmëron perëndimin: Nuk përjashtojmë raketat bërthamore, nëse raketat amerikane vendosen në Gjermani

Moska paralajmëron perëndimin: Nuk përjashtojmë raketat bërthamore, nëse raketat amerikane vendosen në Gjermani

14:06, 18/07/2024
A+ Aa A-

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov tha se ai nuk e përjashton mundësinë që Moska të vendosë sisteme raketore bërthamore si përgjigje ndaj vendosjes së planifikuar të raketave me rreze të gjatë veprimi të Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

“Në këtë situatë, duke marrë parasysh tërësinë e vendeve anëtare të NATO-s, ne duhet të kalibrojmë përgjigjet tona pa përjetuar ndonjë kufizim të brendshëm, si të thuash, në lidhje me atë se çfarë, ku dhe kur është e mundur, e nevojshme dhe nëse ato duhet të jenë dislokuar”, tha zëvendësministri.

Samiti i komunitetit politik europian, rreth 50 liderë në Britani, Zelenski: Putin s’na përçau dot

Më parë, Shtëpia e Bardhë njoftoi planet e saj për të filluar ngritjen e aftësive të zjarrit me rreze të gjatë në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov e konsideroi këtë masë "të turpshme", ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov paralajmëroi se vendimi mund të çojë në një Luftë të Ftohtë midis Rusisë dhe vendeve perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco