Avionë, tanke dhe makina, fshati i veçantë me instalacione mbi çati

Avionë, tanke dhe makina, fshati i veçantë me instalacione mbi çati

13:15, 18/07/2024
A+ Aa A-

Një rrugë në Daulatpur, në fshatin Punjab, Indi është bërë i famshëm së fundmi për instalacionet interesante që ka mbi çatitë e ndërtesave. Një tank ushtrie, armë, figura e një ushtari, të gjitha duken si të nxjerrë nga një park argëtimi, por në fakt janë depozita uji të shtëpive.

Kjo traditë popullore e ikonave arkitekturore që u ngritën në të gjithë rajonin veriperëndimor të Indisë rreth pesë dekada më pare, u bënë një projekt shumëvjeçar që fotografi me bazë në Mumbai, Rajesh Vora, po ekspozon tani në Les Rencontres d'Arles në Francë. Ai vizitoi 150 fshatra dhe fotografoi qindra nga këto dizajne.

Dekori i dukshëm është një ide e shkëlqyer që ndërthur formën dhe funksionin dhe çdo instalacion tregon një histori specifike.

“Nëse dikush luan sport do të vendosë simbole nga bota e sportit, nëse janë kuzhinier do të vendosin një tenxhere me presion, nëse dikujt i pëlqen një pije, do të vendosin një shishe uiski”, shpjegoi fotografi. Gjithsesi, aeroplanët, tanket dhe makinat kanë qenë që në fillim motive më të përhapura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco