Izraeli dërgon tanke në veri të Rafahut

Izraeli dërgon tanke në veri të Rafahut

13:11, 18/07/2024
A+ Aa A-

Forcat izraelite kanë goditur të enjten qendrën e Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën nëntë palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se në 24 orët e fundit janë vrarë të paktën 81 palestinezë dhe janë plagosur 198 të tjerë, si pasojë e sulmeve izraelite.

Në Rafah, ku mjekët kanë thënë se dy persona janë vrarë në një sulm ajror, forcat izraelite kanë hyrë me tanke në pjesën veriore dhe më pas janë tërhequr mbrapsht, një taktikë që e kanë përdorur forcat izraelite edhe nëpër zonat tjera para se të nisnin ofensiva më të mëdha.

Ushtria izraelite ka thënë se trupat ushtarake janë duke kryer “operacione precize në zonën e Rafahut”.

Sipas saj, forcat izraelite kanë eliminuar atë që e kanë konsideruar qelizë terroriste.

Edhe nëntë muaj pas nisjes së luftës, luftëtarët palestinezë të udhëhequr prej Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – vazhdojnë të luftojnë forcat izraelite me raketa dhe bomba.

Izraeli është zotuar se ta shkatërrojë Hamasin, pasi militantët e tij kanë vrarë 1.200 njerëz dhe kanë marrë më shumë se 240 pengje, në një sulm të kryer më 7 tetor të vitit të kaluar në jug të Izraelit.

Si pasojë e ofensivës izraelite në Gazë janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore në Gazë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco