Sulmet ajrore izraelite vrasin biznesmenin e sanksionuar nga SHBA për lidhje me ISIS-in

Sulmet ajrore izraelite vrasin biznesmenin e sanksionuar nga SHBA për lidhje me ISIS-in

09:47, 16/07/2024
A+ Aa A-

Një sulm ajror izraelit pranë kufirit libanezo-sirian ka vrarë një biznesmen të shquar sirian, i cili u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara.

Mohammad Baraa Qatarji vdiq pasi makina e tij u pwrplas, teksa po udhëtonte në autostradën al-Saboura pranë Damaskut, sipas gazetës shtetërore siriane al-Watan.

Katarji ishte sanksionuar në vitin 2018 nga Thesari i SHBA-së dhe ishte në listën e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) për lehtësimin e “dërgimeve të karburantit dhe armëve për regjimin sirian”.

Sipas OFAC, Qatirji dhe kompania e tij kishin lehtësuar tregtinë e karburantit midis regjimit dhe ISIS-it dhe kishin ofruar produkte nafte në territorin e kontrolluar nga ISIS.

“Në një marrëveshje tregtare të vitit 2016 midis qeverisë së Sirisë dhe ISIS, kompania Qatirji u identifikua si agjentja ekskluzive për ofrimin e furnizimeve për zonat e kontrolluara nga ISIS, përfshirë naftën dhe mallrat e tjera”, tha OFAC.

Sipas faqes së internetit të Thesarit të SHBA-së, Katarji kishte një marrëdhënie të fortë pune me zyrtarë brenda qeverisë siriane, duke përfshirë ministritë e naftës dhe tregtisë.

Katarji dhe dy vëllezërit e tij Zahed dhe Hussam, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar nga OFAC – krijuan një milici që luftoi përkrah regjimit sirian në Alepo në vitin 2016. Ata akuzohen gjithashtu për lidhje me Hezbollahun.

Sipas OFAC, në fillim të këtij viti, shkëmbyesi sirian i parave me bazë në Liban, Tawfiq Muhammad Sa’id al-Law i dha Hezbollahut kuleta dixhitale të kriptomonedhave për të kryer transferta në emër të Kompanisë Qatirji.

Më herët në prill, ministri i brendshëm i Libanit tha se një shkëmbyes valutor libanez i lidhur me Hezbollahun u rrëmbye dhe u vra në një vilë në buzë të një qyteti të qetë malor turistik, me gjasë punë e operativëve të inteligjencës izraelite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco