Donald Trump shpall kandidatin e tij për Zëvendëspresident

Donald Trump shpall kandidatin e tij për Zëvendëspresident

21:16, 15/07/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Senatorin 39-vjeçar JD Vance nga Ohio si kandidatin e tij për zëvendëspresident në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024.

Ish-presidenti, e bëri njoftimin e tij të shumëpritur këtë të hënë kur filloi Konventa Kombëtare Republikane në qytetin më të madh të Wisconsin-it./ FoxNews/ 

Gjatë Konventës Republikane, Trump u shpreh se pas diskutimeve dhe mendimeve vendosi që senatori i Ohajos, Vance është “personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

“Pas diskutimeve dhe mendimeve të gjata, dhe duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm të shumë të tjerëve, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori JD Vance i Shtetit të Madh të Ohajos. JD i shërbeu me nder vendit tonë në Trupat e Marinës, u diplomua në Universitetin Shtetëror të Ohajos në dy vjet, Summa Cum Laude, dhe është një i diplomuar në shkollën juridike të Yale, ku ishte redaktor i The Yale Law Journal dhe President i Shoqatës së Veteranëve të Ligjit Yale. Libri i JD-së, “Hillbilly Elegy”, u bë një film dhe ‘bestseller’, pasi mbrojti burrat dhe gratë punëtorë të vendit tonë. JD ka pasur një karrierë biznesi shumë të suksesshme në Teknologji dhe Financa, dhe tani, gjatë Fushatës, do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi në mënyrë të shkëlqyer, Punëtorët dhe Fermerët Amerikanë në Pensilvani, Miçigan, Wisconsin, Ohio, Minesota dhe më tej”, shkroi Trump në Truth Social.

Gjatë administratës së parë të tij, Trump pati përkrah Mike Pence, i cili ishte edhe një prej kandidatëve republikanë të këtij viti, por më pas u tërhoq nga gara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco