Armëpushimi në Gaza/ Izareli s’tërhiqet nga lirimi i pengjeve, Katz: Bota t’ia bëjë të qartë Hamasit

Armëpushimi në Gaza/ Izareli s’tërhiqet nga lirimi i pengjeve, Katz: Bota t’ia bëjë të qartë Hamasit

17:39, 15/07/2024
A+ Aa A-

Izraeli vijon të jetë i vendosur në kushtin e saj ndaj Hamasit për një armëpushim të mundshëm në Gaza. Në takimin me homologun e tij britanik, David Lammy, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha se Britania dhe bota duhet t’ia bëjnë të qartë Hamasit se nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve.

 "Nëse Hamasi - vazhdoi Katz - e kupton se bota po i bën presion Izraelit për një armëpushim, atëherë nuk do të ketë një marrëveshje".

Në takimin me Lammy, ministri izraelit nënvizoi "rëndësinë e vazhdimit të promovimit të kërkesës britanike në lidhje me juridiksionin e Gjykatës Penale të Hagës dhe e bëri të qartë se Izraeli është një vend demokratik, i përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës me një sistem ligjor të pavarur".

Sipas diplomatit izraelit, ‘kërkesa e prokurorit të Hagës për urdhër-arrest kundër liderëve izraelitë është një vendim skandaloz’, përfundoi Katz.

    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco