Lufta në Ukrainë/ Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkëta detare

Lufta në Ukrainë/ Kina dhe Rusia, stërvitje të përbashkëta detare

09:35, 15/07/2024
A+ Aa A-

Forcat detare nga Kina dhe Rusia filluan një stërvitje të përbashkët të dielën e 14 korrikut, në një port ushtarak në Kinën jugore. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve Xinhua, disa ditë pasi aleatët e NATO-s e quajtën Pekinin një "mundësues kryesor" të luftës në Ukrainë.

Ministria e mbrojtjes kineze tha në një deklaratë se forcat nga të dyja palët së fundmi patrulluan Oqeanin Paqësor Perëndimor dhe Verior ndërsa operacioni nuk kishte të bënte me situata ndërkombëtare dhe rajonale dhe nuk kishte në shënjestër asnjë palë të tretë.

Stërvitja, e cila filloi dje në provincën Guangdong pritet të zgjasë deri në mes të korrikut, synon të demonstrojë aftësitë e marinës në trajtimin e kërcënimeve të sigurisë, ruajtjen e paqes, stabilitetit në nivel global dhe rajonal, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke shtuar se do të përfshijnë ushtrime kundër raketave, sulme detare dhe mbrojtje ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco