Shpërthim i fuqishëm në lokalin plot me tifozë që po shikonin finalen e Europianit, viktima dhe të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në lokalin plot me tifozë që po shikonin finalen e Europianit, viktima dhe të plagosur

08:44, 15/07/2024
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kafene në Mogadishu të Somalisë, e cila në atë kohë ishte i mbushur me shumë njerëz.

Vendi, i quajtur Top Coffee, jo shumë larg pallatit presidencial, ishte plot me tifozë që po ndiqnin në atë kohë finalen e kampionatit evropian të futbollit.

Sipas transmetuesit somalez Kaab TV, ishte një sulm vetëvrasës, ku u vranë më shumë se 10 persona dhe një numër i panjohur u plagosën, ndërsa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për incidentin.

Reaguesit e parë përshkruan një skenë të tmerrshme me trupa të shpërndarë në tokë, gjak në çdo cep dhe ndërtesë pjesërisht e shembur. Flakët dhe tymi u ngritën nga Top Coffee, e frekuentuar rregullisht nga tifozë të shumtë të futbollit që ndjekin ndeshjet në një ekran të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco