Trump nuk ndalet pas sulmit, arrin në Uiskonsin për Konventën Republikane

Trump nuk ndalet pas sulmit, arrin në Uiskonsin për Konventën Republikane

08:09, 15/07/2024
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtetin e Uiskonsinit për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane.

Trump, në fundjavë, i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë, gjatë një tubimi në Pensilvani.

Konferenca e partisë, megjithatë, do të zhvillohet siç ishte planifikuar, nga data 15 deri më 18 korrik.

Trump shkroi në mediat sociale se ka konsideruar shtyrjen e udhëtimit të tij për dy ditë, por se ka vendosur që “të mos e lejojë një qitës, ose vrasës të mundshëm, ta detyrojë të ndryshojë orarin ose ndonjë gjë tjetër”.

Ai i tha gazetës Washington Examiner se, gjatë konferencës, do të mbajë një fjalim që do të jetë “shumë ndryshe nga ai që do të ishte dy ditë më parë”.

“Kjo është mundësia për ta bërë gjithë vendin, madje edhe gjithë botën, bashkë”, tha Trump.

Trump u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën.

Sulmuesi i dyshuar, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.

Gjatë Konventës Kombëtare Republikane, Trumpit pritet t’i konfirmohet nominimi i partisë si kandidat presidencial në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai do të garojë kundër presidentit aktual, Joe Biden./REL/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco