8-vjet nga përpjekja për grusht-shtet në Turqi

8-vjet nga përpjekja për grusht-shtet në Turqi

08:07, 15/07/2024
A+ Aa A-

Sot mbushen tetë vjet nga përpjekja për grusht-shtet ushtarak në Turqi.

Përpjekja për grusht-shtet u zhvillua në natën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin pjesëtarë të ushtrisë turke.

Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe presidenti Recep Tayyp Erdogan.

Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.

Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim grusht-shteti e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco