‘Amerika të bashkohet!’/ Ish-presidenti Donald Trump ndan mesazhin e tretë brenda 24 orëve

‘Amerika të bashkohet!’/ Ish-presidenti Donald Trump ndan mesazhin e tretë brenda 24 orëve

22:35, 14/07/2024
A+ Aa A-

Pa kaluar ende 24 orë nga momentet e panikut që ai dhe mbështetësit e tij përjetuan në Pensilvani, ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të tretë.

Në një postim në Instagram bashkangjitur me një portret të tijin, Trump ka theksuar se ‘Amerika të bashkohet’.

Pas atentatit ndaj ish-presidentit që la pas një viktimë dhe plagosi rëndë dy të tjerë, reagime të shumta kanë ardhur në mbështetje të Trump dhe kundër dhunës, madje edhe nga kampi demokrat.

Më herët Trump njoftoi se do të qëndronte besnik ndaj planit të tij fillestar për të marrë pjesë në Konventën Republikane dhe më pas gjatë javës në një takim të ngjashëm me atë të Pensilvanisë, në Wisconsin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco