FBI i lë gjithë përgjegjësinë Crooks: Veproi i vetëm

FBI i lë gjithë përgjegjësinë Crooks: Veproi i vetëm

22:28, 14/07/2024
A+ Aa A-

Policia federale amerikane, FBI paraprakisht ka thënë se autori i sulmit ndaj ish-presidentit, Donald Trump ka vepruar i vetëm.

Nga hetimet paraprake të FBI-së, nënvizohet fakti se deri më tani hetuesit “nuk kanë identifikuar asnjë ideologji të lidhur” me atentatin e mbetur në tentativë.

“Në këtë pikë, informacioni që kemi tregon se sulmuesi ka vepruar i vetëm”, tha Kevin Rojek, një agjent i FBI-së në Pensilvani, ku sulmi ndodhi gjatë një tubimi.

Sipas FBI-së, hetimi për të armatosurin në tubimin e Donald Trump të shtunën nuk ka nxjerrë ende ndonjë problem të shëndetit mendor, postime kërcënuese apo motive të tjera, por paralajmëroi se ishte ende herët për të nxjerrë në përfundime.

Aktualisht , FBI ka hapur një hetim për një "akt të mundshëm të terrorizmit të brendshëm" pas sulmit ndaj ish-presidentit, Donald Trump në Pensilvani.

Ish presidenti Donald Trumb u qëllua me armë zjarri gjatë një tubimi elektoral që po mbante në Pensilvani, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale ku kandidon përballë kreut të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco